Aktualitet

Antidroga, Operacionalja dhe Shqiponjat aksion në Kavajë! Ekzekutohen 18 urdhërarreste

Antidroga, operacionalja dhe Shqiponjat kanë zhvilluar një aksionin masiv, ku raportohet për dhjetëra persona te shoqëruar.

F.I
Antidroga, Operacionalja dhe Shqiponjat aksion në Kavajë! Ekzekutohen
FOTO ILUSTRUESE

KAVAJË-Forca të shumta të Policisë së Durrësit po zhvillojnë një operacion të gjerë në Kavajë. Antidroga, operacionalja dhe Shqiponjat kanë zhvilluar një aksionin masiv, ku raportohet se u ekzekutuan një total prej 18 urdhër-arrestesh me vendim gjykate. Burimet bëjnë me dije se operacioni masiv është për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe lëndë narkotike në doza, gati për shitje. Për detaje rreth aksionit të gjerë pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB