Aktualitet

Aksion 'blic' në Tiranë! Ndalohet në mes të bulevardit "Audi" me targa angleze, civilët arrestojnë 3 persona

Në lidhje me aksionin raportohet se tre persona janë vendosur në pranga

F.I
Aksion 'blic' në Tiranë! Ndalohet në mes të
pamje nga aksioni

TIRANË- Një operacion i befasishëm Policor ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.  Civilët kanë ndaluar një automjet tip "Audi" me targa angleze, ndërsa raportohet se janë arrestuar tre personat që ndodheshin brenda mjetit. Në pamjet e publikuara nga JOQ shikohet momenti kur forcat e policisë shtrijnë në tokë personat.


Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre dhe as shkaku i arrestimit. Detaje të reja dhe një njoftim zyrtar nga autoritetet pritet në vijim./ZËRI

Poll

MOS HUMB