SHKODËR-Janë publikuar pamjet e sherrit të dhunshëm ku një grup nxënësish të një shkolle të mesme në Shkodër u përfshinë në një sherr me grushte e thika. Në video shihet momenti ku të rinjtë të cilët sulmojnë njëri-tjetrin me grushte dhe shkelma, ndërsa një prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe godet disa herë disa prej nxënësve të përfshirë në sherr.
View this post on Instagram
Konflikti ka ndodhur tek porta e shkollës së mesme “Shejnaze Juka”, ku si pasojë e sherrit tre nxënës mbetën të lënduar. Policia njofton se tre të rinjtë të moshës 18 vjeç ndodhen në spital, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën./ZËRI