
DURRËS-Në Gjykatën e Durrësit është zhvilluar seanca me dyer të mbyllura për të arrestuarit e operacionit policor të koduar “Enigma”. Në përfundim të seancës u la në masën e sigurisë arrest me burg. E njëjta masë sigurie u la edhe për Flobens Meçjen, Voltan Xhanin, Jugert Xhanin, Oltion Hasanin dhe Fatjon Qesjen. Për të vetmin që ndryshoi masa e sigurisë ishte Alfred Hasanaj, i cili u la në detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
I shumëkërkuari Xhevdet Plaku, Voltan dhe Jugert Xhanin, Fatjon Qesjan, Oltion Hasanin, Alfred Hasanaj dhe Flobenc Meçja (Gega) mbërritën në Gjykatë e Durrësit nën masa të rrepta sigurie me praninë edhe të FNSH, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Në përfundim të seancës Xhevdet Plaku u la në masën e sigurisë arrest me burg. E njëjta masë sigurie u la edhe për Flobens Meçjen, Voltan Xhanin, Jugert Xhanin, Oltion Hasanin dhe Fatjon Qesjen. Për të vetmin që ndryshoi masa e sigurisë ishte Alfred Hasanaj, i cili u la në detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
View this post on Instagram
Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili” nga Durrësi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është arratisur nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti. 45-vjeçari ishte dënuar në shtetin fqinj për trafik droge.
Ndërsa Flobens Meçja, alias Gega alias Drini nga Shkodra ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u prej një viti, si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. 43 -vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.
Voltan Xhani akuzohet për vrasjen e Elis Rroshkodolit, në gusht të vitit të shkuar në Shkodër. Ndërkohë që i vëllai i tij, akuzohet për veprat penale: “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.