Aktualitet

Zbulohen fidanë e bimë kanabis në Lezhë! Pranga 30-vjeçarit, në kërkim i vëllai, akuza dhe për plagosje

U shpallën në kërkim shtetasit Mateo Brenga 25 vjeç, (vëllai i të arrestuarit) dhe Florjan Fratija 30 vjeç, të dy banues në Velipojë, Shkodër.

F.I
Zbulohen fidanë e bimë kanabis në Lezhë! Pranga
FOTO ILUSTRUESE

LEZHË-Policia, gjatë një operacioni anti-kanabis në Lezhë, ka zbuluar në Malin e Rrencit një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.

Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë një 30-vjeçar me dy identitete, Serxhio Brenga alias Matija, banues në Velipojë, i cili  së bashku me vëllain e tij, rezultojnë persona të shpallur në kërkim, për veprën penale plagosja e lehtë me dashje.

Në vijim të operacionit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit Mateo Brenga 25 vjeç, (vëllai i të arrestuarit) dhe Florjan Fratija 30 vjeç, të dy banues në Velipojë, Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Stacionit të Policisë Shëngjin, në Malin e Rrencit u evidentua një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë  u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., alias S. M., 30 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër,  person  i shpallur në  kërkim nga DVP Shkodër, për veprën penale  plagosja e lehtë me dashje

Në vijim të operacionit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 25 vjeç,(vëllai i të arrestuarit) dhe F. F., 30 vjeç, të dy banues në Velipojë , Shkodër.

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë punën  për kapjen e tyre.

Të dy vëllezërit, S. B. dhe M. B., rezultojnë persona të shpallur në kërkim nga DVP Shkodër,  për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës.

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon.

Poll

MOS HUMB