
TIRANË- Qëndresa Qytetare ka reaguar pas njoftimit zyrtar të autoriteteve lidhur me hetimin e nisur në lidhje me rastin e rëndë sot në Gramsh, ku u helmuan 70 fëmijë të një kopshti. Në një reagimin në rrjetet sociale, Qëndresa Qytetare thotë thuhet se Policia e Elbasanit u informua në Facebook për helmimin e fëmijëve, duke treguar kështu një ç'organizim të institucioneve publike.
Sa i përket kompanisë “Nelsa SHPK” që furnizon me ushqime kopshtin ku u helmuan fëmijët në Gramsh, Qëndresa Qytetare kërkon ti pezullohet liçenca deri në sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë. Organizata kërkon që prindërit të ngrihen në protestë për të kërkuar transparencë pasi fëmijët e tyre janë vënë në rrezik.
Qendresa Qytetare:
Policia u informua në facebook për helmimin e fëmijëve!
QQ: Prindërit të reagojne!
Ç’organizimi i organizuar i institucioneve publike u ekspozua edhe sot kur Policia e Elbasanit lidhur me ngjarjen e rëndë të helmimit të 70 fëmijëve të kopshtit publik të Gramshit, njofton se e ka marrë vesh në rrjetet sociale.
Qëndresa Qytetare informohet se është kompania “Nelsa shpk”, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka fituar tenderin për furnizimin e kopshteve dhe çerdheve në bashkinë Gramsh që nga qershori i vitit 2023.
Në kushtet kur ka nisur hetimi për rastin konkret, kësaj kompanie duhet urgjentisht ti pezullohet liçenca deri në sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë.
Qëndresa Qytetare kërkon që të gjitha institucionet të bëjnë transparence maksimale për rastin e helmimit të 70 fëmijëve në kopështin public të Grashmit. Qëndresa Qytetare fton prindërit të dalin në protestë për të kërkuar transparence, pasi shëndeti i fëmijëve të tyre nuk mund të jetë në mëshirë të babazisë.