Aktualitet

Paraburgimi, jo më masë e parë? Prokurori Koça sqaron rregullat e arrestimit me burg: Debati gjyqësor vendimtar

Prokurori Koça argumentoi se barra e provës për caktimin e masës i takon prokurorit, por vendimi nuk mund të bazohet vetëm tek sjellja e të pandehurit.

zh.ll
Paraburgimi, jo më masë e parë? Prokurori Koça sqaron
Arqile Koça

TIRANË- Gjykata e Lartë ka nisur procedurën për rishikimin e praktikës gjyqësore për aplikimin e masës së sigurisë "arrest me burg" dhe kohëzgjatjen e tij. Kolegjet e Bashkuara janë mbledhur që prej orës 09:30, ndërsa janë zbardhur diskutimet brenda në sallë.

Gjykata kërkoi nga prokurori, Arqile Koça të shpjegojë arsyet për ndryshimin e praktikës. Sipas prokurorit, masat alternative shpesh janë të pazbatueshme. Prokurori Koça argumentoi se barra e provës për caktimin e masës i takon prokurorit, por vendimi nuk mund të bazohet vetëm tek sjellja e të pandehurit. Ai shtoi se gjykata duhet të jetë më kërkuese dhe të shqyrtojë në çdo rast interesin publik dhe të drejtat e njeriut.

Pjesë nga diskutimet në mbledhje

Gjykata e lartë pyet prokurorin: Pse duhet ndryshuar praktika?

Prokurori: Barra për caktimin e masës së arrestit në burg i takon prokurorit, por vendimi nuk mund të bazohet vetëm në provat për sjelljen e të pandehurit. Gjykata vlerëson këtë masë në harmoni me provat e tjera dhe merr vendimin pas një debati gjyqësor. Verifikimi bëhet në seancë me debat, ku palët diskutojnë nëse masa duhet të vazhdojë apo jo. Çdo dy muaj, gjykata ka një kufizim kohor dhe duhet të arsyetojë vendimin më gjerësisht. Standarti i Strasburgut i drejton prokurorit pyetjen: “Çfarë keni bërë këto dy muaj dhe pse duhet të zgjasë hetimi?” Kjo nënkupton se gjykata duhet të jetë më kërkuese. Parimi është që vetëm pavlefshmëritë e pariparueshme duhet të çojnë në rigjykim, ndërsa ato të riparueshme vlerësohen dhe korrigjohen brenda të njëjtit gjykim.

Gjykata e Lartë: Atëherë nëse pranojmë parimin qe barra e provës i takon pakurorit në raport me caktimin e masës së kërkuar, pse ka detyrim gjykata të shqyrtojë përshtatshmërinë e masave të tjera.

Prokurori: Problemi është tek harmonizimi, kemi problem mos kalohet tek ekstremi tjetër se ne mbrojmë interesin publik, jam i interesuar për të drejtave njeriut por në fund të fundit mbrojmë interesin publik

Prokurori: Masat alternative në realitetin shqiptar shpesh bëhen të pazbatueshme. Mjaftohet me faktin jo më burg të dalë jashtë: Ok të dalë po si do ta zbatojmë masën alternative?

Poll

MOS HUMB