TOKIO- Ambasada shqiptare në Japoni ka publikuar një njoftim urgjent për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Japoni, lidhur me situatën aktuale për alarmet për cunami që është lëshuar në vend pas tërmetit të fuqishëm në Rusi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada u bën thirrje shqiptarëve të Japonisë të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale. Në postim janë shënuar gjithashtu format e kontaktit me ambasadën në raste rreziku apo emergjence nga qytetarët.
“Njoftim i autoriteteve vendase për tsunami.
Në vijim të paralajmërimeve të autoriteteve japoneze për tsunami në disa rajone të vendit, iu bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale.
Në rast nevoje ju lutemi të kontaktoni:
ËhatsApp: +81-70-9023-3905
+81 80 4357 2971”, shkruhet në njoftim.
Gadishulli lindor i Kamchatka i Rusisë u godit në orët e para të mëngjesit nga një tërmet 8.8 ballë me thellësi prej 20.7 kilometrash, i cilësuar si tërmeti më i fuqëishëm në gati 73 vitet e fundit. Shtete të shumta kanë lëshuar paralajmërime për cunami, teksa ne Japanoni dhe Haëaii janë evakuar një numër i konsiderueshëm të banorëve. Ndëkrohë, autoritetet në rajonin Sakhalin në lindje të largët të Rusisë shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Ishujt Kuril veriorë, ku valët e cunamit kanë dëmtuar ndërtesat dhe kanë shkaktuar përmbytje. Po ashtu, Guvernatori i Havait, Josh Green, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Hawaii./ZËRI


