TIRANË-Sot, në orën 12:00, do të mbahet seanca e radhës në GJKKO për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe për tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”. Në seancën e kaluar të pandehurit e çështjes kërkuan pavefsshmëri të akteve, por prokurori i SPAK, Arben Kraja kërkoi kohë për t'u shprehur për kërkesat e bëra.
Deri më tani kreu i PD, Sali Berisha nuk ka qenë i pranishëm në asnjë seancë, ndërsa është përfaqësuar nga avokatët mbrojtës.
Në çështjen "Partizani", Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI
