Aktualitet

Nga sot ndalohen monopatinat elektrike!

Vetëm gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga monopatinat.

F.I
Nga sot ndalohen monopatinat elektrike!
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Monopatinat elektronike nuk do të jenë më në qarkullim. Vendimi hyn në fuqi sot, pasi ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda bënë publike rregullat e reja për sigurinë publike në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike.

Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat. Vetëm gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga monopatinat.

Ndalimi i monopateve do të jetë për një kohë të caktuar. Një vit më parë është menduar një projekt-draft nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë Rrugore në mënyrë që të rregullohet përdorimi i tyre. Gjëja e parë që është menduar është që këto pajisje të kenë një kod unik të njëjtë me numrin e shasisë në automjete në mënyr që të bëhet e mundur identifikimi i zotëruesve të tyre dhe më pas gjobitja në raste shkeljesh.

Ajo që mendohet gjithashtu të vendoset është një moshë minimale për drejtuesit e monopateve si dhe shpejtësia e lejuar në zona të ndryshme të Tiranës, njësoj siç është në fuqi për motomjete dhe makinat. Kaska mbrojtëse pritet të bëhet e detyrueshme gjithashtu.

Në fund të muajit gusht ZËRI hulumtoi dyqanet në Tiranë që shiten pajisje teknologjike, ku gjen dhe monopatë të llojëve të ndryshme duke nisur nga shpejtësia 25 km/h dhe deri në 70 apo 80 km/h. Shumë prej shitësve pranuan jashtë kamerave se i tregtojnë në të zezë. Këto pajisje në fakt jepen dhe me qira përmes aplikacioneve të ndryshme që shkarkohen në Smartphone, gjë që e bën akoma më të pamundur identifikimin e drejtuesit, pasi pagesa bëhet gjithashtu online.

Për ta blerë këtë pajisje në fakt në dyqan duhet të paraqitet një person në moshë madhore, pork jo nuk e ndalon aspak që përdoruesi të jetë i mitur apo edhe poshte moshës 16 vjeç. 

Shqipëria nuk është i vetmi vend i përballur me këtë situatë. Franca, Italia, Gjermania, Maqedonia e Veriut e shumë vende të tjera kanë marrë masa drastike me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB