Aktualitet

Vrasje pasioni, debat banal dhe një parkim i gabuar…2 viktima, 1 i plagosur- Si u përgjak fundjava!

Përplasjet mes qytetarëve arritën në përdorimin e thikave dhe armës, duke tronditur opinionin publik dhe duke rikthyer shqetësimin për nivelin e sigurisë në qytetet tona.

l.k
Vrasje pasioni, debat banal dhe një parkim i gabuar…2 viktima, 1 i
Viktima Egli Pashollari dhe autori i krimit në Kavajë Landi Derjaj Puja

TIRANË- Vrasje pasioni, debate banale dhe konflikte për motive të dobëta përgjakën vendin gjatë fundjavës, duke lënë pas dy viktima dhe një të plagosur në Tiranë dhe Kavajë. Përplasjet mes qytetarëve arritën në përdorimin e thikave dhe armës, duke tronditur opinionin publik dhe duke rikthyer shqetësimin për nivelin e sigurisë në qytetet tona.

Lë të rikthejmë ngjarjet e ndodhura!

Vrasja e 31-vjeçarit në Tiranë

Ngjarja e parë u regjistrua dje rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Egli Pashollari. Sipas hetimeve paraprake, Pashollari u sulmua nga tre persona, dy djem dhe një vajzë me origjinë nga Tropoja, menjëherë pasi kishte dalë nga automjeti i tij. Personi që dyshohet se e goditi me thikë në kurriz është Gazment Buçpapaj, i cili është shpallur në kërkim, ishte prezent bashkë me gruan dhe një person tjetër, kur ndodhi ngjarja. Pasi qëlluan të riun, Buçpapaj dhe 2 personat e tjerë u larguan me makinë nga vendngjarja. Më pas për të mos rënë në prangat e policisë Buçpapaj ndërroi makinën dhe hipi në një taksi, duke u arratisur. Ai aktalisht është shpallur në kërkim.

Motivi?

Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë ngacmimi i bashkëshortes së autorit nga ana e viktimës. Gruaja e Buçpapajt, e cila punon si shitëse në një market pranë vendit të ngjarjes, ka deklaruar në polici se 31-vjeçari e ngacmonte vazhdimisht. Në pyetje janë marrë edhe prindërit e autorit, të cilët kanë dhënë të njëjtin version.

Vrasje me thikë në Kavajë për një vend parkimi

Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë u shënua sot në Kavajë, ku një 48-vjeçar humbi jetën pas një sherri me thika. Konflikti ka ndodhur për një vend parkimi. Autori, Landi Derjaj Puja, dyshohet se i ka kërkuar bashkëmoshatarit të tij, Alket Isufi, të lëvizte automjetin që e kishte parkuar pranë banesës së tij. Debati ka përshkallëzuar dhe Puja e ka qëlluar me thikë në zemër. Për shkak të plagëve të marra, Isufi ka ndërruar jetë në spital. Policia ka shpallur në kërkim autorin.

Kryeqyeti dje nuk gjeti qetësi, një plagosje me armë zjarri ndodhi në Rrugën e Kavajës!

Rreth orës 15:50, në rrugën e Kavajës në Tiranë, u regjistrua edhe një plagosje me armë zjarri. 34-vjeçari Akil Koxharxhiku dyshohet se u qëllua me një plumb në bark gjatë një konflikti dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Motivi? Xhelozia…

Konflikti ka ndodhur për motive xhelozie. 34-vjeçari ndodhej në një restorant së bashku me të fejuarën e tij, kur në të njëjtin ambient ishte edhe Besjan Ferazini. Mes tyre ka pasur një debat verbal, i cili ka përfunduar me nxjerrjen e armës dhe plagosjen e Koxharxhikut.

Seria e ngjarjeve të përgjakshme brenda 2 ditësh ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë në vend dhe mënyrën si konfliktet e çastit po degradojnë në dhunë ekstreme. Teksa hetimet vijojnë dhe autorët e shpallur në kërkim pritet të vihen përpara drejtësisë, mbetet shqetësimi i madh: sa të sigurt janë sot qytetarët në përditshmërinë e tyre?/ZËRI

Poll

MOS HUMB