Aktualitet

Sherr për vendin e parkimit, vritet me thikë në zemër 48-vjeçari në Kavajë (EMRAT)

Autori Landi Derjaj Puja ka dalë nga shtëpia dhe i ka kërkuar bashkëmoshatrit të tij Alket Isufi të lëvizte makinën nga vendi ku e kishte parkuar, më pas e ka qëlluar me thikë në zemër.

F.I
Sherr për vendin e parkimit, vritet me thikë në zemër
Foto nga vendngjarja

KAVAJË-Një tjetër vrasje me thikë është regjistruar në vend. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë, ku fillimisht policia njoftoi se shkak ishte një konflikti i çastit mes 48-vjeçarit dhe një bashkëmoshatri të tij.

Mirëpo, konflikti mësohet të ketë ndodhur për një vend parkimi. Autori Landi Derjaj Puja ka dalë nga shtëpia dhe i ka kërkuar bashkëmoshatrit të tij Alket Isufi të lëvizte makinën nga vendi ku e kishte parkuar, më pas e ka qëlluar me thikë në zemër. Isufi e kishte parkuar aitomjetin para shtëpisë së autorit. Për shkak të plagave të marra, Alket Isufi raportohet të ketë ndërruar jetë në spital. Polcia njofton se Puja është shpallur në kërkim.

Sherr për vendin e parkimit, vritet me thikë në zemër
Landi Derjaj (Puja)

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin e dhënë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Kavajë, ku dyshohet se për motive të dobëta një shtetas goditi me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital, sqarojmë se:

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në Kavajë. Ndërsa shtetasi që ka humbur jetën si pasojë e goditjes me thikë ka gjeneralitetet S. V., alias S. I., 48 vjeç.

Shërbimet e Policisë po vijojnë ndjekjen për kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB