tirane-pamje nga vendngjarja
TIRANË- Inspektori i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e një objekti të ndërtuar pa leje pranë kompleksit “Arlis”. Bëhet fjalë për një farmaci, që rezulton një objekt i ndërtuar pa leje dhe që sipas raportimeve, kishte bllokuar rrugën dhe kishte vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Raportohet se ky objekt ka penguar zjarrfikëset që tentonin të futeshin në territorin e brendshëm të kompleksit për të shuar flakët që përpinë një prej pallateve disa-katëshe pak ditë më parë./ZËRI
Poll