TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkime dhe emërime të reja, pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH. Me arsyetimin se kanë pasur performancë të dobët, janë firmosur shkarkime për DVP Lezhë, Dibër, Kamëz, me arsyetimin se kanë pasur performancë të dobët.
Konkretisht, janë shkarkuar:
Drejtori i Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, me motivacionin për performancë të dobët
Zv.drejtorin për Rendin, DVP Lezhë, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët
Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi, me motivacionin për performancë të dobët
Shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz, Besmir Dervishi, me motivacionin për performancë të dobët
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka.
Emërime të reja në Tiranë e rrethe:
Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës.
Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.
Mariglen Duçi është emëruar shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës.
Besmir Dervishi është emëruar shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.
Ervis Gjoshi është emëruar shef i komisariatit në Dibër.
Sentilian Ndreu emërohet përkohësisht, shef i Komisariatit nr. 5.
Sipas burimeve zyrtare, procesi i vlerësimit të performancës do të vijojë edhe në struktura të tjera të Policisë së Shtetit./ZËRI