
TIRANË- Ka përfunduar seanca për inceneratorin e Elbasanit. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lajmëruar se do të shpall vendimin më 8 nëntor, në orën 14:00. SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
Dy prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg. Ndërsa ish-ministri Lefter Koka është dënuar në shkallën e parë me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar. Ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishte i pranishëm, por avokatët tij e arsyetuan me probleme shëndetësore.
Ish-ministri Lefter Koka ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit. Në shtator të vitit të kaluar Gjykata e Posaçme shpalli vendimet për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, për Lefter Kokën dhe personat e tjerë të akuzuar. Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6.8 vite burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Lefter Koka është shpallur fajtor për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim./ZËRI