Aktualitet

Përmbytjet në Shqipëri, Gjermania ofron 250 mijë paund për familjet e prekura

Raportohet se masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

F.I
Përmbytjet në Shqipëri, Gjermania ofron 250 mijë paund
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Gjermania do të mbështesë rreth 400 familje të prekura nga përmbytjet në Shqipëri, si pasojë e reshjeve të denduar të shiut. Lajmi është dhënë nga Ambasada Gjermane në Tiranë ku bëhet e ditur se do vihen në dispozicion për familjet e prekura shuma prej 250 mijë paund. 

Raportohet se masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

Njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë:

Pas përmbytjeve të rënda të javëve të fundit, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania, vë në dispozicion në mënyrë të menjëhershme 250.000 £ për OJQ-në Ëorld Vision UK. Kjo do të mbështesë afërsisht 400 familje (rreth 1,800 persona) në rajonet më të prekura të Shqipërisë – duke përfshirë Durrsin (Sukth, Katund i Ri, Kënetë, Rrashbull, Porto Romano si dhe Shkozetin, Nishtullën). Masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

Për më tepër, përmes mbështetjes sonë të gjerë për zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm (përmes projektit ALBAdapt të GIZ), ne kontribuojmë që ngjarjet ekstreme të motit të mund të parashikohen më mirë në të ardhmen, duke i mundësuar njerëzve të marrin masa parandaluese.

Si pasojë e motit të keq në vend, mijëra hektarë tokë u përmbytë në të gjithë vendin, ndërsa dëmet në banesa dhe biznese janë të konsiderueshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB