Aktualitet

Përndiqte kolegun, pranga zyrtarit të Bashkisë Fushë-Arrëz, akuza dhe për shpërdorim detyre

Gjithashtu, ndaj të dyshuarit rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

F.I
Përndiqte kolegun, pranga zyrtarit të Bashkisë
FOTO ILUSTRUESE

PUKË-Një punonjës i Bashkisë së Fushë Arrëzit është arrestuar nga policia, pas një kallëzimi për përndjekje dhe shpërdorim detyre. Konkretisht ai u kallëzua në Policinë e Shkodrës nga kolegu i tij 38-vjeçar, i cili deklaroi se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, e kishte fyer dhe përndjekur në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe familjarët e tij. Gjithashtu, ndaj të dyshuarit rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim./ZËRI

Poll

MOS HUMB