Aktualitet

Denoncuan te ZËRI se kanë mbi 5 vite pa ujë, drejt zgjidhjes problemi i dhjetra familjeve në Dajt, administratori: Do kërkojmë ndihmë në fondacione nëse UKT nuk përgjigjet!

Administratori doli garant se nëse nuk ka një “dritë jeshile” nga UKT-ja, do të lidhet me fondacione të ndryshme që të bëjnë të mundur që familja Kodra dhe disa familje të tjera t’ju mundësohet uji i pijshëm, përmes shpimit të puseve në shtëpitë e tyre.

l.k
Denoncuan te ZËRI se kanë mbi 5 vite pa ujë, drejt zgjidhjes
Banori Hamit Kodra dhe administratori i njësisë administrative Dajt Alfred Brahja

TIRANË- Disa ditë më parë Zëri publikoi një denoncim të banorit Hamit Kodra në lagjen Gërmadhë të fshatit Ferraj, në njësinë administrative Dajt, duke u shprehur se lagjia prej më shumë se 5 vitesh nuk ka uji të pijshëm. Pas denoncimit të banorit, kontaktuam administratorin e njësisë administrative Dajt, Alfred Brahja duke e pyetur në lidhje me këtë shqetësim të kryefamiljarit Kodra dhe disa familjeve të tjera në atë zonë.

I pyetur nga Zëri se cilat janë masat që ka marrë administrata e Dajtit, Alfred Brahja u shpreh se njësia administrative nuk ka fonde të mjaftueshme dhe nuk është kompetencë e saj për të zgjidhur situatën, duke ia kaluar kështu përgjegjësinë UKT Tiranë. Gjithashtu në komunikimin që patëm me Z. Brahja për zgjidhjen e situatës së familjes Kodra por edhe të 50 familjeve të tjera, ai garantoi se do ta ndjekë këtë çështje dhe më tej.

Administratori doli garant se nëse nuk ka një “dritë jeshile” nga UKT-ja, do të lidhet me fondacione të ndryshme që të bëjnë të mundur që familja Kodra dhe disa familje të tjera t’ju mundësohet uji i pijshëm, përmes shpimit të puseve në shtëpitë e tyre.
Gjithashtu z.Brahja konfirmoi se i është drejtuar me shkresë zyrtare UKT-së Tiranë, me datë 29 korrik të këtij viti, për të ndërhyrë, në mënyrë që 50 familjeve t’ju garantohet uji i pijshëm, gjithashtu dhe për krijimin e një rrjeti kanalizimesh për ujërat e zeza, çka përbën një rrezik të shtuar për shëndetin publik dhe ndotjen mjedisore. Shkresë të cilën Zëri e ka të disponueshme.

Denoncuan te ZËRI se kanë mbi 5 vite pa ujë, drejt zgjidhjes
Shkresa drejtuar UKT Tiranë

Në kërkesën e kthyer nga Drejtoria e Rrjeteve dhe Menaxhimit të Ujërave të Ndotura pranë UKT Tiranë për z. Brahja theksohet se UKT është në dijeni të kësaj situate dhe se kjo zonë nuk është e përfshirë në planin strategjik të investimeve për këtë vit, për shkak të mungesës buxhetore.

Denoncuan te ZËRI se kanë mbi 5 vite pa ujë, drejt zgjidhjes
Kthim përgjigje nga UKT Tiranë

Ne ju drejtuam UKT-së Tiranë me një shkresë zyratare për situatën e vështirë që hasin çdo ditë banorët e kësaj lagjeje.
Deri atëherë, ne do të ndjekim me vëmendje premtimin e administratorit të njësisë administrative Dajt!/ZËRI

Poll

MOS HUMB