Aktualitet

Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Levan-Tepelenë, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital

Mësohet se automjeti me drejtues Bilbil Haruni, është përplasur me automjetin me drejtues Luan Azizllari.

zh.ll
Përplasen “kokë më kokë” dy makina në
pamje nga aksidenti

TEPELENË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Levan-Tepelenë, ku raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se automjeti me drejtues Bilbil Haruni, është përplasur me automjetin me drejtues Luan Azizllari. Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe dy pasagjerë të moshave 44 dhe 39-vjeç. Tre të lënduarit janë shoqëruar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por ende nuk duhet gjendja e tyre shëndetësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe lagështira në rrugë. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi:

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB