Aktualitet

Përplasi për vdekje dy motrat nga Delvina, Gjykata e Sarandës lë në burg Kevi Norën

Trupa gjykyese pranoi kërkesën e prokurores së çështjes, Besja Sadikaj, e cila gjatë seancës kërkoi vendosjen e masës së arrestit me burg për 23-vjeçarin.

zh.ll
Përplasi për vdekje dy motrat nga Delvina, Gjykata e Sarandës
Motrat Dhimaku (viktimat) dhe 23-vjeçari që shkaktoi aksidentin

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Kevin Norën, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy motrat Dhimaku. Trupa gjykyese pranoi kërkesën e prokurores së çështjes, Besja Sadikaj, e cila gjatë seancës kërkoi vendosjen e masës së arrestit me burg për 23-vjeçarin.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të dielës , 24 gusht, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë. Dy motrat po udhëtonin me mjetin tip "Lancia", teksa janë përlasur për vdekje nga shoferi 23-vjeçar Kevin Nora. Ky i fundit u arrestua nga policia, pasi nga verifimet e kryera rezultoi se ka qenë në gjendje të dehur. 

Nora po udhëtonte me një mjet tip "Audi", i cili në gjendje të dehur dhe me shpejtësi skëterr ka kryer manovrën e parakalimit të gabuar duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tip "Lancia" ku udhëtonin dy motrat dhe shoqja e tyre. Përplasja ka rezultuar fatale për dy motrat Rozina dhe Elvisa Dhimaku, të cilat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur jashtë rrezikut për jetën. Lajmi ka shokuar opinionin publik,ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB