Aktualitet

Përplasje për Gazën/ Evi Kokalari sulmon Asosacionin e Gazetarëve: Keqpërdorët një foto, jeni grup aktivistësh të majtë! (KËRKESA PËR RAMËN)

zh.ll
Përplasje për Gazën/ Evi Kokalari sulmon Asosacionin e
Foto ilustrim: Evi Kokalari dhe ASHG

TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (ASHG), i është bashkuar fushatës ndërkombëtare për tu kërkuar institucioneve të mbajnë qëndrime të qarta për atë që po ndodh në Gaza. Përmes një letre të hapur, AGSH-ja i kërkoi Presidentit Begaj dhe kryeministrit Rama që të marrin qëndrim të qartë rreth kësaj krize, dhe të bëjnë thirrje publike për ndaljen e vrasjes së civilëve dhe gazetarëve nëpërmjet metodës së urisë, të orkestruar nga shteti i Izraelit.

Letër e hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj:

Të nderuar z. Kryeministër dhe z. President,

Në emër të Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, po ju drejtohemi në një nga momentet më të errëta të ndërgjegjes njerëzore dhe të rendit ndërkombëtar dekadat e fundit. Gaza po shkatërrohet. Fëmijët po vdesin të uritur. Spitalet janë kthyer në varreza heshtjeje. Gazetarët, të vetmit zë i mbetur i së vërtetës, po vriten.
----
Shqipëria nuk është vend i madh, por ka një zë që mund të dëgjohet kur guxon të flasë. Ka një histori të dhimbshme që i njeh krimet e heshtura. Ka një shoqëri që e njeh vuajtjen dhe pasojat e persekutimit.
Ne kërkojmë nga Ju, zoti President dhe nga Ju, zoti Kryeministër, që me përgjegjësi dhe ndershmëri të mbani një qëndrim publik dhe të qartë për këtë tragjedi:
Të dënoni publikisht gjenocidin që po ndodh në Gaza.
Të bëni thirrje për ndalimin e vrasjeve të civilëve dhe mbrojtjen e gazetarëve.
Të kërkoni lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare dhe aksesin e gazetarëve ndërkombëtarë në Gaza.
Të mbështesni një hetim ndërkombëtar për përdorimin e urisë si armë lufte dhe për shkeljet sistematike të së drejtës ndërkombëtare.
Të mos fshiheni pas deklaratave të kujdesshme diplomatike, por të shpreheni me guxim moral dhe politik.
Të qëndrosh neutral përballë gjenocidit nuk është diplomaci. Është bashkëfajësi. Është nënshtrim para krimit. Dhe është turp që historia nuk e fal.

Ndërkohë, aktivistja e njohur Evi Kokalari, ka reaguar duke e cilësuar kërkesën e gazetarëve një katastrofë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari shprehet se në kërkesën e ASHG-së është përdorur një foto propagandë, duke sulmuar në mënyrë direkte gazetarët, për mungesë profensionalizmi. Këta të fundit, sipas Evit, janë veçse një grup aktivistësh të majtë.

Kokalari thekson se në foton e përdorur nga gazetarët, një nga më të keqpërdorurat për propagandë, në fakt është një i diagnostikuar me 'cystic fibrosis' që është një ç'rregullim gjenetik, dhe me ndihmën e Izraelit, është nisur në Itali për kurim. 

Postimi i Kokalarit:

Katastrofa e rradhës !!

'Asocacioni i Gazetarëve të Shqipërisë' (AGSH), i dërgon letër
Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj, ku i kërkojnë të marrin qëndrim pro Gazës ndërkohë që përdorin një foto propagandë pa marrë mundimin ta investigojnë minimalisht meqënëse e quajnë veten....gazetarë!

Kjo foto është një nga më të keqpërdorura për propagandë nga forcat e errëta si majtiste të Sorosit dhe Davos, por dhe Hamasit, pra vëllazërisë muslymane.

Në fakt në foto është Osama al-Rakab nga Gaza, i cili është diagnostikuar me 'cystic fibrosis' që është një ç'rregullim gjenetik, dhe me ndihmën e Izraelit, është nisur në Itali për kurim. (artikulli i Neësmax me detaje më poshtë)

Ky asociacion ‘gazetarësh’ sapo kanë hedhur në erë kredibilitetin e tyre dhe qartazi kanë treguar që nuk kanë profesionalizëm por janë një grup aktivistësh të majtë që shtyjnë axhenda të caktuara dhe dëmtojnë opinionin publikë, dhe duhen injoruar në çdo prononcim të ardhshëm.

Detyra e gazetarit është vetëm të raportoj fakte dhe jo të ndaj propagandë. Një ‘asocacion’ (kjo fjalë nuk është as shqip dhe duhej zëvëndësuar me ‘organizatë’) i tillë duhet të mbrojë të drejtat e gazetarëve dhe jo të Hamasit dhe Palestinezëve të Gazës, për më tepër të një shteti që gjatë genocidit në Kosovë përkrahu Serbinë.

E përsërisë, ju të 'Asociacionit të Gazetarëve në Shqipëri' nuk jeni gazetarë por një grup aktivistësh që shtyni axhendat majtiste në emër të gazetarëve të Shqipërisë.

 

Poll

MOS HUMB