pamjet nga hoteli “Brooklyn” i cili u pershi nga zjarri
VLORË-Familjarët e Ana Dyrmishit, 25-vjeçares e cila mbeti e lënduar bashkë me 5 persona të tjerë si shkak i zjarrit të 16 gushtit që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, kanë kërkuar transferimin e saj në Turqi, për të marrë një trajtim mjekësor më të specializuar.
Kërkesa e familjarëve po shqyrtohet nga stafi i QSUT-së, ndërsa mjekët po vlerësojnë gjendjen shëndetësore të 25-vjeçares, për të përcaktuar nëse ajo është në kushte të përshtatshme për t’u transportuar në Turqi. Dyrmyshi pësoi djegie në 85% të trupit.
Poll