Aktualitet

Plagosi të ëmën me thikë, 26-vjeçari shtrohet në spitalin psikiatrik

Ngjarja u raportua më 2 gusht, ku një konflikt për motive të dobëta ka bërë që djali 26-vjeçar të marrë thikën dhe të qëllojnë rreth 7 herë mbi nënën e tij.

F.I
Plagosi të ëmën me thikë, 26-vjeçari shtrohet në
Nexhmie Sula

DIBËR-Gykata e Dibrës ka vendosur caktimin e masës së sigurisë ‘Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik’ për 26- vjeçarin, Hitler Sula i cili plagosi me thikë, nënën e tij, Nexhmie Sula, 50 vjeçe.

Ngjarja u raportua më 2 gusht, ku një konflikt për motive të dobëta ka bërë që djali 26-vjeçar të marrë thikën dhe të qëllojnë rreth 7 herë mbi nënën e tij. Nga hetimet paraprake, i riu pas një periudhe të gjatë në emigracion, vuante nga stresi dhe gjendja depresive, çka dyshohet se ka çuar edhe në sulmin ndaj nënës. 

Nexhmie Sula është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest. Ajo ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

VENDIMI:

Lidhur me çështjen penale Nr. 62 Akti datë regjistrimit 04.08.2025 me objekt: “Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim H.S”, akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ parashikuar nga neni 88/2 të Kodit Penal.
Gjykata në përfundim të shqyrtimit, me Vendimin nr.62, datë 05.08.2025:

VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën i personit nën hetim H. S. (i biri i B. dhe N., i datëlindjes xx.10.1999), i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.
3. Caktimin e masës së sigurimit personal “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”, parashikuar nga neni 239, i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim H.S., dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.
4. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për ekzekutimin e këtij vendimi.
5. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar të tij.
U shpall në Peshkopi, sot më dt 05.08.2025.

Poll

MOS HUMB