Aktualitet

Rrugë të bllokuara dhe dhjetëra fshatra pa drita, si paraqitet situata në Shkodër

Autoritete njoftojnë se rruga Iballe është e bllokuar

F.I
Rrugë të bllokuara dhe dhjetëra fshatra pa drita, si paraqitet
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR-Situata në Shkodër vijon të mbetet problematike, si pasojë e reshjeve të borës dhe erërave të forta. Disa zona raportohet të jetë pa energji elektrike.

Situata më problematike mbetet në bashkinë Fushë Arrëz, ku temperaturat janë shumë të ulëta dhe vijojnë erërat. Autoritete njoftojnë se rruga Iballe është e bllokuar dhe shkollat në njësitë administrative Qafë-Mali, Iballe, Blerim dhe Fierzë mbeten të mbyllura.

Në njësitë administrative Rrethija dhe Pult në bashkinë Shkodër kanë probleme me furnizimin me energji elektrike. Probleme ka edhe në bashkinë Vau dejës, kryesisht në njësitë administrative Temal dhe Shllak./ZËRI

Poll

MOS HUMB