TIRANË- Një valë e re mbylljesh faqesh llogarish në Instagram dhe TikTok ka ndezur debat dhe reagime. Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur dyshime të forta lidhur mbylljen e profileve në rrjetet sociale të personave më numër të lartë ndjekësish, të cilët kanë shprehur mbështetjen për protestën.
Përmes një postimi në rrjete sociale, gazetari ngre dyshime për një përfshirje të mundshme të strukturave shtetërore. Ai përmend AKSHI-n dhe ADS-në, duke shtuar se nuk dihet nëse vërtetë këto institucione kanë pasur rol konkret në mbylljen e llogarive dhe kërkon hetim.
Në përfundim të reagimit të tij, gazetari ironizon deklaratat e qerverisë lidhur me algoritmin, duke thënë se ky është halli i vetëm i tyre dhe jo kostoja e jetësës, shëndetësia apo arsimi.
Postimi i Plotë:
Kane filluar te mbyllin profilet e njerezve me shume ndjekes qe mbeshtesin protesten. Thone qe kane mbyllur faqet e shume njerezve. Nuk dihet nese ketu ka dore AKSHI apo ADS. Por sigurisht qe ne nje menyre apo tjeter ka dore qeveria, edhe me strukturat dixhitale hije qe mban. Kjo duhet hetuar. Nese po perdoret fuqia e shtetit per tu mbyllur gojen njerezve, atehere Shqiperia nuk ka me nje qeveri normale, por nje qeveri te fandaksur pas algoritmit.
Kjo nuk eshte cudi. Kryeministri, ministrat dhe gjithe drejtuesit e maxhirances kane vetem nje shqetesim ne komunikimet e tyre publike. Algoritmin. Nuk ka qeveria shqetesim koston e jeteses, shendetesine, arsimin. Halli eshte vetem algoritmi. Merrni komunikimet publike te kryeministrit ne tre muajt e fundit. Nuk e ka permendur asnjehere togefjaleshin kosto e jeteses. Por ka permendur mbi 3 mije here fjalen algoritem. Gjithe qeveria si Don Kishoti me Sanco Pancon. Ata luftonin me mullinjte e eres. Keta luftojne me algoritmin.
Prej rreth një muaji faqja zyrtare e ZËRI-t në platformën Tik-Tok është mbyllur. Problemet në postime dhe platformë deri në mbylljen e faqes erdhën pas ZËRI raportoi hap pas hapi protestën e njohur si 'Revolucioni Flamingo'. Por duket se nuk jemi të vetimit. Sot rreth 200 faqe në rrjetin Instagram janë mbyllur, mes tyre faqja e kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj./ZËRI
