BURREL- Një ditë pas arratistjes së të të burgosurit Altin Ndoci nga burgu i Durrësit, autoritetet janë në vënë në alarm dhe në vigjilencë të plotë. Mësohet se ditën e stome, Drejtoria e Burgjeve ka urdhëruar kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, në Burrel, i njohur si pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’. Pjetri, pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”, më 8 gusht 2021 tentuan arratisjen përmes çarçafit në burgun 313 në Tiranë.
Por, këtë herë kemi të bëjmë me një rast ndryshe. Shkak është bërë një publikim (audio-regjistrim) në Instagramin e të burgosurit, ndërsa kontrolli do të ushtrohet për të zbuluar sesi është bërë ky regjistrim dhe si është postuar në rrjetin e tij social. Bëhet fjalë për një publikim në profilin e Instagramit të tij, një regjistrimi audio zëri nga qelia e Burrelit, ku akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kanë lejuar që të botojë një roman që ka shkruar, pasi përmban akte dhune.
Kush është Fatmir Pjetri?
Fatmir Pjetri nga Puka rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Pas ardhjes në Shqipëri ai në vitin 2013 u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër. Në “Bandën e babagjyshërve” morën pjesë Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Julian Qerushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Hajdar Sefa, Mark Shpendi, Edmond Selala, Lin Kala dhe Angjelin Ndreka.
Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari. Pas kësaj ngjarje ai u arrestua në 24 nëntor të 2017. Pjetri kryente çdo grabitje pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe në një kohë prej 3 minutash. /ZËRI