Aktualitet

Policia kordon pranë bllokut të ministrive, Bardhi u afrohet: Pse pengoni marshimin, në cilin vend ndodh kjo

Bardhi pyeti efektivët se përse po hedhin ujë duke provokuar protestuesit dhe kërkoi të mos pengojnë marshimin.

F.I
Policia kordon pranë bllokut të ministrive, Bardhi u afrohet: Pse
Gazmend Bardhi

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi është parë duke iu drejtuar efektivëve në protestën që po zhvillohet në këto momente në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Bardhi pyeti efektivët se përse po hedhin ujë duke provokuar protestuesit dhe kërkoi të mos pengojnë marshimin.

“Edhe bulevardin e ka marrë Belinda dhe Edi Rama. Policia po zbaton urdhra të paligjshëm. Edhe bulevardin e ka marrë Belinda dhe Edi Rama. Po në ç’vend të botës del policia në marshim proteste paqësore? Në cilin vend të btoës pengohet protesta?
Si zbatoni urdhra të paligjshëm ju? Si pengoni një protestë në mënyrë të paligjshme? Nga kush i merrni urdhrat ju?
A ishte protesta paqësore? Pse provokoni? Pse bllokoni rrugën? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?
Shkoni dhe arrestoni Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, ata që kanë vjedhur shqiptarët, jo qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit.”, u shpreh demokrati, Gazmend Bardhi kundrejt uniformave blu.

Poll

MOS HUMB