Aktualitet

Tensione në tubim! Policia hedh ujë e gaz lotësjellës, protestuesit përgjigjen me molotovë

Policia nuk ka lejuar marshimin duke ndërhyrë me shpërndarjen e protestuesve përmes hedhjes së ujit dhe gazit lotësjellës. 

F.I
Tensione në tubim! Policia hedh ujë e gaz lotësjellës,
pamje nga protesta

TIRANË-Protestuesit e PD-së kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Brendshme, pasi kanë mbaruar me fjalimet para Kryeministrisë. Policia nuk ka lejuar marshimin duke ndërhyrë me shpërndarjen e protestuesve përmes hedhjes së ujit dhe gazit lotësjellës. 

Nuk vonoi shumë hedhja e molotovëve nga ana e protestuesve, pavarësisht se ishte lajmëruar për një protestë paqesore. Kreu i Partisë Demokratike dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike janë siguruar me maskë anti-gaz./ZËRI

Poll

MOS HUMB