Aktualitet

Bënë kërdinë duke grabitur sende me vlerë në banesa, pranga çiftit shqiptar në Spanjë

Dy të arrestuarit, një 40-vjeçar dhe një 23-vjeçare, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, akuzohen se kanë grabitur 29 banesa prej disa ditësh rrjesht.

I.F
Bënë kërdinë duke grabitur sende me vlerë në
Pamje nga arrestimi

SALAMANKA- Një çift shqiptar është arrestuar në zonën e Salamankës në Spanjë më 3 tetor pasi kryen grabitje me forcë në banesa. Dy të arrestuarit, një 40-vjeçar dhe një 23-vjeçare, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, akuzohen se kanë grabitur 29 banesa prej disa ditësh rrjesht.

Çifti u arrestua teksa po largoheshin nga një hotel nga zona e Tromes, pasi ata kishin grabitur disa shtëpi ditët e fundit. Gjatë operacionit, Policia e Spanjës sekuestroi bizhuteri të ndryshme që ishin grabitur nga shtëpitë. Ata dolën para gjykatës spanjolle më 4 tetor, ku dhe u caktua masa arrest me burg. /ZËRI

Poll

MOS HUMB