SHKODËR- Vatra e zjarrit që përfshiu ditën e djeshme vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit vijon të mbetet aktive edhe sot. Sipas informacioneve, zjarri ka vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës dhe është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e forcave të emergjencës.
Visualizza questo post su Instagram
Gjatë ditës së djeshme u angazhuan rreth 20 zjarrfikës të Bashkisë Shkodër për shuarjen e flakëve të cilat janë vënë nën kontroll. Në mbështetje janë gjithashtu njësitë nga bashkitë Lezhë, Tiranë dhe Kamëz, me mjete dhe efektivë shtesë, duke garantuar një reagim të koordinuar ndërinstitucional.
Prefektja e Shkodrës Holta Duda tha mbrëmjen e djeshme se nuk ka asnjë rrezik për banesat në zonë. Megjithatë, rreziku mbetet ende prezent për shkak të natyrës së mbetjeve dhe mundësisë së riaktivizimit të vatrave të zjarrit./ZËRI