Aktualitet

Dy të paraburgosur dhunojnë policin në burgun e Reçit, përfundojnë në izolim (EMRAT)

Sipas burimeve, Doçi, i arrestuar për vjedhje, dhe Gjoka, i arrestuar për armëmbajtje pa leje, kanë thyer derën e banjss, duke shkatërruar edhe sende të tjera të qelisë.

zh.ll
Dy të paraburgosur dhunojnë policin në burgun e Reçit,
Foto ilustruese

SHKODËR- Një incident dhune është regjistruar në IEVP Reç, ku dy të paraburgosur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve. Dy të burgosurit Françesko Doçi dhe Ardian Gjoka kanë kundërshtuar me forcë efektivin e shërbimit, duke shkatërruar disa pajisje në ambientet e institucionit. Sipas burimeve, Doçi, i arrestuar për vjedhje, dhe Gjoka, i arrestuar për armëmbajtje pa leje, kanë thyer derën e banjss, duke shkatërruar edhe sende të tjera të qelisë.

Punonjësi i policisë, i cili ka marrë dëmtime kryesisht në pjesën e ballit, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në një reagim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se ndaj dy të burgosurve janë marrë masat e menjëhershme duke i izoluar për një periudhë tre mujore, si dhe transferimin në një burg të sigurisë së lartë.

“Reagimi ka qenë i menjëhershëm. Strukturat më të larta të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë qenë në vendngjarje dhe kanë ndjekur nga afër menaxhimin e situatës. Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë me vendosmëri dhe kanë neutralizuar çdo rrezik.

Punonjësi i dëmtuar ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut.

MASAT E MENJËHERSHME NDAJ DY TË PARABURGOSURVE:

Regjim i veçantë – izolim për 3 muaj;

Procedim penal për 3 vepra penale, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm te Burgjeve;

Transferim në institucion të sigurisë së lartë.

Çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë së Burgjeve është i papranueshëm dhe do të ndëshkohet me forcën maksimale të ligjit.

Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mbeten të angazhuara për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbrojtjen e jetës e integritetit të stafit.

Autoriteti i ligjit nuk negociohet”, thuhet në njoftim.

Poll

MOS HUMB