Aktualitet

Pezullohet numërimi ku votoi Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj/ Kutia e burgut dy fletë votimi më shumë

Në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar. 

F.I
Pezullohet numërimi ku votoi Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir
Erion Veliaj, Alqi Ballko, Jurgis Çyrbja dhe Ilir Beqaj

DURRËS- Në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit, ku ushtruan të drejtën e votos kryebashkiaku Erion Veliaj, Jurgis Çyrbja, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj, është konstatuar një parregullsi gjatë numërimit të votave. 

Në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar. Fletët e votimit në kuti janë konsideruar të pavlefshme, ndërsa një vendim pritet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. 

Ndërkohë dy kuti votimi janë shpallur të pavlefshme në Sukth të Durrësit. Kjo për shkak se njëra ka patur probleme e teknike, ndërsa njëra ka patur një krisje rreth 20 cm, një hapësirë e mjaftueshme sa të futet dhe të dalë vota.

Poll

MOS HUMB