Aktualitet

PROFIL/ Nën hetim për tritolin ndaj gazetarit të Rai3, kush është Artur Shehu

Regjistrat e pronave në Florida tregojnë se përveç vilës me katër dhoma gjumi, Shehu ka një seri rezidencash të moderuara në dhe përreth Miami, duke përfshirë një shtëpi në Doral dhe një sallë në West Avenue në Miami Beach.

F.I
PROFIL/ Nën hetim për tritolin ndaj gazetarit të Rai3, kush
Artur Shehu

TIRANË-Një shpërthim me tritol që ndodhi në makinën e gazetarit italian Sigfrido Ranucci dhe vajzës së tij, ka kthyer 'sytë' e vendit fqinj nga Shqipëria. Në qendër të hetimit në lidhje me atentatin qëndrojnë dy emra Altin Sinomati, i arrestuar në Dubai i cili dyshohet si porositësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, dhe Artur Shehu, i cili dyshohet si një figurë me peshë në krimin e organizuar në Shqipëri. 

Media La Repubblica raportoi sot se Drejtoria e Antimafias ka marrë informacion nga Vlora, për përfshirjen e mundshme të Shehut në shpërthimin që ndodhi më 16 tetor, nën banesën e moderatorit të emisionit 'Report'. Por kush është Artur Shehu, 'koka' e grupit të trafikut të drogës në çështjen 'Black Eagle' në Beligjikë dhe spekulimet për lidhje me politikën në tregun e biznesit në Shqipëri?

Lidhjet me Cosa Nostra-n dhe Sacra Corona Unita-n

Artur Shehu njihet në Shqipëri, si një figurë kyçe në kohën e trafikut të drogës me skafe dhe se ka patur përplasje me Zani Çaushin, duke iu vrarë dhe një i afërm dhe më pas u largua drejt SHBA-së. Në 2005, ai u transferua në Miami, ku ndërtoi një vilë të stilit kolonial me pamje nga një fushë golfi, e kompletuar me kolona dhe të zbukuruar. Prona mendohet se vlen deri në 3 milion dollarë. Regjistrat e pronave në Florida tregojnë se përveç vilës me katër dhoma gjumi, Shehu ka një seri rezidencash të moderuara në dhe përreth Miami, duke përfshirë një shtëpi në Doral dhe një sallë në West Avenue në Miami Beach.

Megjithëse Shehu kaloi gati dy dekada duke jetuar në Miami si emigrant, hetuesit italianë të antimafias besojnë se ai ka vazhduar të bëjë biznes në Shqipëri, ndonjëherë pretendohet se e ka bërë në emër të gangsterëve italianë.

Kërkesa për azil e çoi tek hetuesit italianë

Departamenti i Shtetit raportonte se agjencia nuk përpunon kërkesat e azilit dhe e referoi çështjen në Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA, të cilat nuk iu përgjigjën kërkesave të tij. Organet e zbatimi i ligjit italian hetuan sërish Shehun në 2012, këtë rradhë si i dyshuar për  investimin e parave në Shqipëri të Albino Prudentino-s, tha Guglielmo Cataldi, prokuror në Lecce, Itali.

Prudentino, një nga krerët e Sacra Corona Unita, një sindikatë e krimit të organizuar në Italinë Jugore, u arrestua me akuza të pastrimit të parave dhe trafikut të drogës në 2010 në një operacion të përbashkët Italo-Shqiptar të koduar "Calipso". Një dokument i gjykatës italiane tregon se duke nisur nga viti 2009, Prudentino mori me qira pjesë të një ndërtese luksoze në pronësi të Shehut në lagjen Uji Ftohtë në Vlorë. Kreu i mafies italiane drejtoi një restorant dhe  dyqan akulloresh në katin e parë dhe një kazino.

Prudentino u shpall fajtor në 2013 për pastrim parash të paligjshme përmes bizneseve dhe u dënua me tre vjet burg. Në procedurat gjyqësore në Itali, prokurorët pretenduan se Shehu mori 1,3 milionë dollarë në atë kohë, duke e ndihmuar.

Në tetor 2018, Artur Shehu paditi zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA dhe FBI-në në një gjykatë federale në Miami për ngadalësin e procesit për marrjen e lejes së tij për qëndrim të përhershëm në SHBA. Padi të cilën ai e mori mbrapsht.  Të dhënat e gjykatës tregojnë se atij iu dha azil në Shtetet e Bashkuara në 2001, megjithëse është e paqartë se për çfarë arsyeje.

Në 2019 ai bashkëthemeloi një firmë për zhvillimin e hoteleve të quajtur Portonova, e cila mban të njëjtin emër me një plazh në periferi të Vlorës. Në Prill të vitit 2020, ai hapi një firmë tjetër, Adhenis, për të zhvilluar vendet e turizmit. Imazhi i ri publik i Shehut është shumë larg nga akuzat e mëparshme të bëra kundër tij.

Dosja "Shqiponjat e zeza" në Belgjikë

Zbërdhimi i aplikacionit "SKY ECC" zbuloi një rrjet kriminal shqiptar me bazë në Belgjikë. Nga gjyqi u zbulua se të pandehurit janë takuar me zyrtarë të lartë shqiptar për të diskutuar për ndërtimin e kullave në Tiranë. Formë kjo, për të pastruar paratë e grumbulluara nga trafiku i drogës. Sipas mediave të huaja, zyrtarët shqiptarë thuhet se morën pjesë në këtë takim për të lehtësuar marrjen e lejeve të ndërtimit dhe si "këmbim" morën një orë me vlerë 400 mijë euro në këmbim të këtyre lejeve. ZËRI mësoi se Artur Shehu, ishte një nga 3 emrat e bossave të grupit. 

Një investigim i 'Rai3' dhe lidhja me Ëngjëll Agaçin

Bashkëpunimi i Artur Shehut në Itali ishte i përzgjedhur me personazhë të rëndësishëm siç ishte ish-gjenerali italian Fabricio Lisi, i cili u arrestua për korrupsion dhe fshehje të hetimeve në Napoli së bashku me 5 persona të tjerë. Pas daljes në pension, Lisi erdhi në vendin tonë ku mori rreth 3 hektare tokë dhe 8 apartamente në Vlorë.

Pikërisht kjo çështje u rikthye në vëmendje nga reportazhi i "RAI3", por sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ka bërë me kohë sqarimin e tij. Teksa akuzohet dhe replika nuk iu publikua nga mediat italiane, Agaçi ka nxjerrë vetëpyetje-përgjigjet me gazetarët italianë, duke sqaruar se Artur Shehu, për të cilin thotë se nuk ka qenë klienti i tij. 

Lisi pranoi në emisionin “Report” se ishte Agaçi që ia prezantoi Shehun dhe se ai nuk kishte dijeni për të shkuarën e tij. Por vetë sekretari i kryeministrisë, deklaron në përgjigjen për 'RAI3', se Shehu nuk ka qenë një klient i tij.

Një mori akuzash kundër tij dhe sërish 'para' autoriteteve italiane, por Artur Shehu mbetet me jetesën e rezervuar në Miami, deri në një detaj të ri nga hetimit.

Poll

MOS HUMB