Aktualitet

Prokuroria kërkon burg përjetë për ekzekutorin e Nikulajt, avokati i Ruben Saraivës: S’ka prova, autorët janë të tjerë

Avokati ka deklaruar se Saraiva po mbahet padrejtësisht në burg, duke theksuar se policia dhe prokuroria e dinë shumë mirë kush janë autorët e vërtetë të vrasjes.

F.I
Prokuroria kërkon burg përjetë për ekzekutorin e Nikulajt,
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj

LEZHË-Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e Lezhës, ku mbrojtja paraqiti konkluzionet përfundimtare për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutor për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj në Shëngjin, në prill të vitit 2023. 

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se nuk ekziston asnjë provë që implikon klientin e tij në këtë ngjarje. Ai shtoi se Saraiva është diskriminuar gjatë gjithë kësaj periudhe nga Drejtoria e Burgjeve, pretendim që sipas tij u konfirmua edhe nga vetë i pandehuri gjatë seancës së sotme. Avokati ka deklaruar se Saraiva po mbahet padrejtësisht në burg, duke theksuar se policia dhe prokuroria e dinë shumë mirë kush janë autorët e vërtetë të vrasjes.

Kujtim Cakrani: Gjykata është tërhequr për vendim, ne kemi kërkuar pafajësinë, jo për forcën e zakonit por bazuar në prova. Edhe klienti im e kërkoi pafajësinë, ai ka folur për rreth 20 minuta, sepse nuk rezulton dhe tha që nuk ka marrë pjesë as gisht, nuk ka arsye që ta ketë kryer këtë vrasje. Kërkoi të gjehen personat dhe autorët që kanë kryer këtë vrasje. Ne duke u bazuar në pamjet filmike, në dëshmitë dhe në rezultatet e ekspertimit biologjike, nuk rezulton Rubeni, ka persona të tjerë në dosje por prokuroria nuk ka ngritur akoma akuzë. Ruben Saraiva ka denoncuar edhe diskriminimin që po i bëhet në burg.

Saraiva, sipas Prokurorisë është autor i vrasjes së ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin dhe ka kërkuar burg përjetë. Sipas dosjes hetimore si akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Si ndodhi vrasja?

Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill të 2023, teksa ndodhej brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin. Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë: Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit, arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në Dhjetor të 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB