Aktualitet

Masakroi me thikë partneren 52-vjeçare, Gjykata e Korçës vendos burg pa afat për Ilirjan Selmanin

31-vjeçari doli para togave të zeza mesditën e sotme, ku u njoh me masën e sigurisë. 

zh.ll
Masakroi me thikë partneren 52-vjeçare, Gjykata e Korçës
Ilirjan Selmani

KORÇË- Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Ilirjan Selmanin, personi i dyshuar për vrasjen makabre të 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec. 31-vjeçari doli para togave të zeza mesditën e sotme, ku u njoh me masën e sigurisë. Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, Selmani ka mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen e tij në ngjarje. Ai ka deklaruar se nuk është autori i vrasjes dhe se nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie bashkëjetese me 52-vjeçaren. Nga ana tjetër, prokuroria ka paraqitur dy prova kryesore në mbështetje të dyshimeve: njollat e gjakut të gjetura në një palë pantallona, të cilat janë zbuluar në një kazan mbetjesh urbane pranë banesës së viktimës, si dhe pamje filmike ku Selmani shfaqet duke hyrë dhe dalë nga banesa e Kozeta Teços ditën e ngjarjes.

Pasi klienti i tij u la në burg, avokati i Ilirjan Selmanit, Denis Mekolli, në një prononcim për mediat zbuloi detaje nga seanca gjyqësore duke theksuar se klienti i tij në asnjë moment nuk e ka pranuar në asnjë moment autorësinë e krimit. 

"I mbrojturi nga unë ne asnjë moment nuk e ka pranuar autorësinë e kryerjes se veprës penale, as ne polici as para gjykatës dhe as gjithë procedurës te pyetjeve te bere ndaj tij. Ka mbajtur një qëndrim qe ka te beje me personalitetin e tij qe është një djalë shumë i mirë dhe kurrsesi nuk mund të kryej një krim kaq të rëndë. Edhe faktin e bashkëjetesës me viktimën ai nuk e ka pranuar. Ai ka pranuar që ka pasur një njohje, një njohje në kuptimin e fjalës pra si një njohje shoqërore apo çdo lloj njohje tjetër, por jo bashkëjetesë. Bashkëjetesa i referohet edhe ligjit dhe përcaktimeve të bëra në kodin e familjes se si është e ndërtuar bashkëjetesa, kurrsesi nuk jemi më rastet e bashkëjetesës. Prokuroria ka paraqitur një sërë provash për të ruajtur konfidencialitetin e këtij hetimi. Ne nuk prononcohemi në lidhje me këto prova të garantuara nga ana e policisë deri në këto momente, por me bindje ne si mbrojtje deklarojmë para jush që prova dhe dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova për të mbrojtur prej meje si autor i kësaj vepre penale nuk ka. Kjo është bindja jonë deri në këto momente. Ai nuk ka pranuar në asnjë moment autorësinë e krimit të ngarkuar ndaj tij. Po kështu ka shprehur keqardhje për viktimën duke qënë i shokuar në lidhje me lajmin që ka marrë për të. Nuk mund të prononcohem për provat e garantuara deri në këto momente, ai është një sekret hetimor që i përket prokurorisë, gjykatës dhe mbrojtjes,"-tha avokati.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 korrik, ku 52-vjeçarja u vra në apartamentin e saj. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së shtëpisë së saj, por nga kqyrja e trupit rezultoi se ajo kishte në trup disa goditje me thikë. Më pas, nga veprimet e thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes.

I riu Ilirjan Selmani kishte prej 3 vitesh një lidhje intime me 52-vjeçaren Kozeta Teço, të cilën e vrau brenda banesës së saj në Pogradec. Dyshohet se mes çiftit të ketë patur një grindje të çastit dhe më pas i riu ka marrë thikën dhe i ka marrë jetën të dashurës së tij. Më pas, për të fshehur gjurmët, ai e dogji brenda në banesë. Por u identifikua nga kamerat e sigurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB