Aktualitet

Protesta e opozitës për buxhetin, Policia dhe zjarrfikësja shkojnë në Kuvend

Pas shumë debatesh mes opozitës dhe mazhorancës, ky buxhet pritet që të miratohet sot

I.F
Protesta e opozitës për buxhetin, Policia dhe zjarrfikësja
Zjarrfikësja para Kuvendit

TIRANË- Në sallën e Parlamentin po vazhdon seanca për diskutimin e buxhetit të vitit 2025. Pas shumë debatesh mes opozitës dhe mazhorancës, ky buxhet pritet që të miratohet sot. Disa ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha lajmëroi se sot në orën 17:00 opozita do të mbajë një protestë kundër miratimit të buxhetit.

Në ambientet e Kuvendit ka mbërritur një zjarrfikëse dhe disa furgona policie, si pjesë e masave të sigurisë për tubimin që pritet të zhvillohet.

Berisha bëri thirrje që të ndalohet miratimi i vitit 2025, pasi e quajti këtë “buxhetin e vjedhjeve”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB