Aktualitet

Protesta e “Shqipëria Bëhet”, Policia arreston 4 persona, 9 të proceduar, mes tyre dhe Lapaj

Personat e arrestuar pas protestës janë Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj.

E.K
Protesta e “Shqipëria Bëhet”, Policia arreston 4 persona,
protesta e shqiperia behet

TIRANË- Policia e Tiranës, ka arrestuar 4 persona, pas protestës që u organizua dje nga “Shqipëria Bëhet”, përpara kryeministrisë. Po ashtu janë proceduar penalisht 9 persona, mes tyre dhe vetë Adriatik Lapaj, ndërsa sipas policisë protestuesit kanë hedhur sende të forta në drejtim të efektivëve, duke lënë të plagosur 2 prej tyre.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital;  referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë.    

5 persona janë paraqitur në spitalin e Traumës në Tiranë, pas përplasjes mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, përpara godinës së kryeministrisë. Ministria e Shëndetësisë raporton se 2 prej personave të plagosur janë efektivë të policisë së shtetit, ndërsa 3 të tjerë protestues. Sipas deklaratës zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor.

Mbrëmë rreth mesnatës, dhjetra punonjës të policisë së shtetit ndërhynë me forcë për të hequr çadrën e Lapajt, nga përpara kryeministrisë, ndërkohë që hasën në rezistencën e protestuesve. Për pasojë gjatë përplasjes, u dëmtua dhe vetë Lapaj, të cilit i ra sipër një prej bombolave të gazit, që përdorej për ngrohje. Gjatë ditës së djeshme, për disa orë, një grup i madh qytetarësh protestuan poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB