TIRANË- Moti i keq, dhe kthimi i emigrantëve në vendet e tyre të punës, ka krijuar radhë dhe vështirësi në lëvizjet e trageteve, dhe në pikat e kalimit kufitar.
Anulohet për shkak të kushteve të këqija të motit, një nga tragetet e planifikuara për lundrim nga Bari drejt Portit të Durrësit. Trageti ishte planifikuar të nisej mbrëmjen e djeshme (4 janar) por Autoriteti Potual i Durrësit ka njoftuar qytetarët se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, një nga dy tragetet e planifikuara për lundrim drejt Barit nuk arriti të niset.
Udhëtarët e prekur nga anulimi janë asistuar nga kompanitë përkatëse, të cilat kanë marrë masat për ridrejtimin e tyre në nisjet pasuese.
Situata e lëvizjes së trageteve për ditën e sotme është si më poshtë:
Rigel VII: mbërrin në 11:00, nis në 13:00
Rigel V: mbërrin në 15:00, nis në 23:00
Rigel III: mbërrin në 21:00, nis pas mesnatës
GNV Cristal: nis në 23:00
Autoriteti Portual Durrës vijon të monitorojë situatën meteorologjike dhe lëvizjen e mjeteve detare në bashkëpunim me kompanitë lundruese, për të garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe mbarëvajtjen e operacioneve portuale.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Pikës së Kontrollit Kufitar (SPK) Kakavijë kanë përpunuar 10,716 shtetas në hyrje dhe dalje, nga të gjithë 3,073 në hyrje dhe 7,643 në dalje. Po ashtu, janë përpunuar 2,908 mjete, 773 në hyrje dhe 2,135 në dalje.
Ndërkohë, SPK Tre Urat ka përpunuar 577 shtetas, ku 101 kanë hyrë dhe 476 kanë dalë, si dhe 270 mjete, nga të cilat 53 në hyrje dhe 217 në dalje.
Autoritetet kufitare njoftojnë se monitorimi i lëvizjes së këtyre mjeteve dhe mjeteve të vijon ndërprerjen, për të garantuar procedurat e sigurisë dhe të pikave të kalimit të kufirit./ZËRI