TIRANË-Sot në Tiranë në orën 18:00. do të mbahet një protestë pro Palestinës. Pjesë e tubimit do të jetë edhe aktivistja e njohur, Greta Thunberg. Me anë të një videomesazh në rrjetet sociale, Thunberg thotë se tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.
“Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Nesër do t’i bashkohem protestës në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, në orën 18:00. Shpresoj të të shoh aty”, thotë Thunberg.
View this post on Instagram
Demonstruesit do të kërkojnë fundin e pushtimit të paligjshëm izraelit, rrethimit dhe politikave të aparteidit dhe gjenocidit ndaj popullit palestinez, duke iu bashkuar valës globale të protestave për solidaritet dhe ndërhyrje urgjente. Greta Thunberg ka qenë aktive në përkrahje të palestinezëve prej kohësh, duke ngritur zërin për krizën humanitare që po përjetojnë ata, veçanërisht për shkak të mungesës së ushqimit dhe furnizimeve bazë./ZËRI