Aktualitet

Publikoi në “TikTok ” fletën e votimit të plotësuar, e ‘pëson’ 24-vjeçari shqiptar, Policia nis hetimin

24-vjeçari publikoi në rrjetin social “TikTok”, një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar

F.I
Publikoi në “TikTok ” fletën e votimit të
PAMJET NGA VOTIMI

GJERMANI- Një i ri shqiptar, banues në Gjermani është proceduar pas publikimit të fletës së votimit. 24-vjeçari publikoi në rrjetin social “TikTok”, një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani.

Policia sqaron se nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E. N., 24 vjeç. I riu është bërë personi i parë që procedohet në lidhje me shkeljet e rregullave sa i përket procesit të votimit nga diaspora.

Vetë kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një nga konferencat për gazetarët ka theksuar se publikimi i votës është një vepër penale që dënohet nga ligji zgjedhor. Komisioneri u ka bërë thirrje partive politike që të mos inkurajojnë këto veprime te votuesit e tyre.

'Tej interesit të partive politike, entuziazmit që kanë për të treguar se për kë votojnë është e dënueshme nga Kodi Penal deklarimi i votës. Në mënyrë kategorike nuk duhet të publikojnë në rrjetet sociale përmbajtjet e fletëve të votimit sepse janë duke kryer një vepër penale”, deklaroi kreu i KQZ-së.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E. N., 24 vjeç, pasi ka publikuar në rrjetin social “TikTok”, një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani./ZËRI

Poll

MOS HUMB