Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Gjatë kontrollit, 30-vjeçarit iu gjetë në çantë një armë zjartri pistoletë me 2 krehëra dhe municion luftarak.

I.F
Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi po qarkullonte me armë zjarri në makinë. Autoritetet u njoftuan se një pasagjer në një automjet “Audi” po qarkullonte i armatosur në zoën e Laprakës. Menjëherë, pas informacionit, efektivët arrestuan të riun. Gjatë kontrollit, 30-vjeçarit iu gjetë në çantë një armë zjartri pistoletë me 2 krehëra dhe municion luftarak.

Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB