
Foto ilustruese
VLORË- Pas vetëm tre muajsh në detyrë, Erjon Galanxhi është larguar nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës. Për largimin nga detyra të këtij të fundit, arsyet ende nuk janë bërë publike. Po ashtu, nuk dihet nëse Galanxhi ka dhënë dorëheqjem, apo është shkarkuar nga posti që mbante në Vlorë.
"ReportTv" bën me dije se largimi ka ndodhur ditët e fundit, por ende nuk ka asnjë sqarim nga autoritetet.
Erjon Galanxhi mori detyrën në fillim të muajit mars 2025.
Kjo situatë në Kadastrën e Vlorës ka disa vite që vijon të mbetet e njëjtë, ku problemet e pronave nuk po marrin fund./ZËRI
Poll