Aktualitet

I dënuar për drogë në Britani, i sekustrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz (EMRI)

Pasuritë e sekuestruara të Bujar Lleshit, ndodhen në Kamëz

F.I
I dënuar për drogë në Britani, i sekustrohen 500 mijë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 500 mijë euro të një personi të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për drogë. Pasuritë e sekuestruara të Bujar Lleshit, ndodhen në Kamëz, ku konkretisht bëhet fjalë për një objekt banimi, 2 automjete dhe një biznes.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.

Si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, u finalizua operacioni “Source”.

Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë:
-1 objekt banimi;
-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;
-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB