Aktualitet

Punëtori u plagos rëndë në uzinën e 'Albchrome', ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë

Aksidenti u raportua një ditë më parë 4 qershor, ku një pllakë qindra kg i ra mbi trup mekanikut, Rudin Meçja rreth orës 12:15 në repartin e copëtimit të ferrokromit.

F.I
Punëtori u plagos rëndë në uzinën e
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN- Tre persona janë ndaluar pas aksidentit në punë të mekanikut, Rudin Meçja, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë një ndërhyrjeje teknike në Uzinën e Ferrokromit “Albchrome” në zonën industriale të Paprit. Të ndaluarit janë të përfshirë në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë në punë.

Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Elbasanit, ndalimet u kryen me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka pasur shkelje të protokolleve të sigurisë që çuan në aksident.

Aksidenti u raportua një ditë më parë 4 qershor, ku një pllakë qindra kg i ra mbi trup mekanikut, Rudin Meçja rreth orës 12:15 në repartin e copëtimit të ferrokromit. Në procesin e punës ishin të pranishëm edhe inxhinieri i procesit Rexhep Xhardja, brigadieri mekanik Myslym Hoxha dhe inxhinieri mekanik Fatjon Ikonomi. Mekaniku është goditur në shpatull dhe shtyllën kurrizore dhe aktualisht ndodhet tek Spitali i Traumës në Tiranë. Inspektorati i Punës ka vendosur pezullimin e pjesshëm të aktivitetit të Albchrome për sigurinë dhe shëndetin në punë, pas ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB