Aktualitet

Qytetarët i presin me brohoritje-Lirohet Dritan Goxhaj dhe protestuesit e tjerë: Policët u sollën mirë me ne

Lirimi i tyre pas disa orësh u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga qytetarët e mbledhur para Komisariatit.

F.I
Qytetarët i presin me brohoritje-Lirohet Dritan Goxhaj dhe protestuesit e
Dritan Goxhaj

TIRANË-Dritan Goxhaj dhe 5 protestuesit e tjerë të shoqëruar nga Policia pas tensioneve para Kuvendit, janë liruar nga Komisariati nr.1. Lirimi i tyre pas disa orësh u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga qytetarët e mbledhur para Komisariatit. Arrestimet erdhën pasi Goxhaj dhe qytetarët e tjerë po protestonin para Kuvendit teksa po zhvillohej seanca plenare. Tubimi u shoqërua me tensione, ku protestuesit hodhën vezë drejt mjeteve të deputetëve.

Pas daljes nga Komisariati, Goxhaj sqaroi se u shoqëruan pasi kundërshtuan efektivët, ndërsa theksoi se u trajtuan me etikë nga ana e Policisë, duke iu dhënë ujë dhe telefona për të folur me familjarët.

"Arsyeja ishte kundërshtimi i punonjësve të policisë. Pavarësisht se ne dhamë deklaratë se në asnjë moment nuk kemi kundërshtuar policinë e shtetit, por kemi qene gardh midis policisë dhe protestuesve që të mos preket policia, kjo ishte e gjitha, trajtimi ka qenë normal, brenda të gjitha normave dhe etike dhe të drejtave të njeriut që parasheh nga ana e policisë së shtetit këtu… na është dhënë telefoni për të folur me familjarët, pastaj ujë e të gjitha të tjerat,"-u shpreh Goxhaj.

Protesta e ditës së sotme do të vijojë si normalisht, fillimisht me grumbullimin te sheshi “Skënderbej” në orën 19:00 e më pas drejt Kryeministrisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB