Aktualitet

'Rashë nga krevati në tokë'! Shpërthimi i fortë në Lezhë u shkatërroi bizneset, banorët: S'ka siguri, presim ndihmë...

Ata shprehen se po përpiqen vetë të pastrojnë mbetjet dhe të menaxhojnë situatën.

F.I
'Rashë nga krevati në tokë'! Shpërthimi i
banorja

LEZHË-Banorët e Lezhës u tronditën mbrëmjen e djeshme (5 prill) nga një shpërthim i fortë, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në disa biznese dhe automjete. Pas dëmeve të shumta materiale pronarët e bizneseve presin ndërhyrjen nga ana e shtetit. Sipas tyre, përveç ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve në momentin e shpërthimit, nuk ka mbërritur ende asnjë ekip për vlerësimin e dëmeve materiale. Ata shprehen se po përpiqen vetë të pastrojnë mbetjet dhe të menaxhojnë situatën.

“Dëmet janë të pallogaritshme. Për sa i përket njerëzve, falë Zotit familjarët janë mirë, por për dëmet nuk ka fjalë,” shprehet njëra prej pronareve të bizneseve të dëmtuara.

“Kjo do të jetë gjëja më e domosdoshme dhe emergjente, të trajtohen me shumë përgjegjësi, për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen.”, tha ponari i një tjetër biznesi që u prek nga shpërthimi.

"Unë kam berberhane, që të shtunën që e kemi mbyllur, na ora 11 mbrëmë më telefonoi një klient dhe më tha që ka ndodhur një shpërthim. Është shembur muri gjithë. Pajisjet janë prishur të gjitha. Dëmi mund të shkojë rreth 2 mijë euro,"-u shpreh një tjetër.

"Kam qenë në gjumë, u tremba dhe rashë nga krevati në tokë se aq i madh ishte shpërthimi. Kur dola në ballkon pashë që ishin thyer xhamat, policia, ishte grumbulluar gjithë Lezha. Ishte shpërthim i fortë. Këtu ka fajet shteti, të gjitha këtyre lokaleve duhet t‘i kontrollohen bombolat. S’kanë siguri asnjë",- tha një banor. 

Sipas hetimeve të para, dëmtimi ka ardhur nga shpërthimi i një bomble gazi./ZËRI

Poll

MOS HUMB