Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm trondit Lezhën, disa biznese e makina të dëmtuara

Si pasojë janë raportuar dëme të mësha materiale jo vetëm në objektin ku ka ndodhur shpërthimi, por edhe në 2 bizneset ngjitur, 3 makina të parkuara aty pranë

F.I
Shpërthimi i fuqishëm trondit Lezhën, disa biznese e makina
PAMJE NGA VENDNGJARJA

LEZHË-Një shpërthim i fortë tronditi qytetin e Lezhës mbrëmjen e djeshme (5 mars) rreth orës 23:00 në lagjen Besëlidhja. Shpërthimi ka ndodhur në një lokal, duke lënë pasoja të mëdha në dëme materiale, jo vetëm në objektin ku ka ndodhur shpërthimi, por edhe në 2 bizneset ngjitur, 3 makina të parkuara aty pranë dhe në xhamat e pallateve të tjera përreth.

Sipas hetimeve të para, dëmtimi ka ardhur nga shpërthimi i një bombole gazi. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

"Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në dy bizneset ngjitur", njoftoi policia. 

Autoritetet kanë nisur hetimin për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB