VLORË-Sherri mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça dyshohet se ka shkak një tokë në Palasë ku të dy pretendojnë se kanë pronësinë. Vasil Bedinaj pronari i hotel “Regina Palm Resort” aty ku nisi edhe përplasja me armë, duket se ka gati edhe projektin e tij në tokën në Palasë, e cila u kthye në mollë sherri për dy biznesmenët.
Një resort luksoz buzë detit i quajtur 'Regina Palasë' është reklamuar në faqen zyrtare të 'Regina Construction' vetëm tre ditë para përballjes me armë të palëve Bedinaj-Muça.
"Mos mendo, investo për të ardhmen - Palasë Resort"-thuhet bashkangjitur pamjeve se si do të duket projekti i ri.
Edhe dy javë më parë në faqen 'Regina Construction' njoftoi për një projekt të ri në Palasë. Në tokën ku të dyja palët pretendojnë të drejta pronësie edhe pronari i 'Delta Group' ka planet e një ndërtimi.
View this post on Instagram
Çfarë ka ndodhur me tokën në Palasë
Mësohet se biznesmeni Luan Muça e kishte blerë tokën, duke marrë edhe vërtetimin e pronësisë. Ndërkohë, biznesmeni Vasil Bedinaj ka blerë një sipërfaqe toke pranë pronës së Luan Muçës, ku dyshohet se një prej parcelave të blera prej tij ka mbivendosje me pronën e blerë dy herë nga Muça.


Kjo situatë dyshohet se ka sjellë konfliktin mes dy biznesmenëve, që përfundoi me nxjerrjen e armëve dhe kërcënimit.