Aktualitet

Regjistrohet viktima e parë nga përmbytjet! Doli në terren, punonjësin e ndërmarrjes komunale e merr rrjedha e ujit

54-vjeçari u gjet pa shenje jete në një kanal kullues në afërsi të ish-repartit Ushtarak. 

F.I
Regjistrohet viktima e parë nga përmbytjet! Doli në terren,
përmbytjet në Durrës

DURRËS-Një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. 54-vjeçari u gjet pa shenje jete në një kanal kullues në afërsi të ish-repartit Ushtarak. Policia njofton se viktima, Astrit Hysenaj ishte shpallur i zhdukur, ndërsa dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit. 

Viktima, rezulton se ishte punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. Hysenaj kishte dalë në terren në kuadër të detyrës së tij, për shkak të problematikave të shkaktuara nga reshjet dhe vërshimet e ujit. Gjatë kësaj kohe, 54-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e fortë e ujit, duke humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB