Aktualitet

Rëndohet bilanci në Shkodër/ Ndërron jetë një prej të plagosurve, truproja e anëtarit të grupit të Bajrit (EMRI)

Një prej personave që mbeti i plagosur, Geridon Kraja, mësohet se ka ndërruar jetë.

zh.ll
Rëndohet bilanci në Shkodër/ Ndërron jetë një
Liridon Kraja

SHKODËR- Ka shkuar në dy numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në një lokal pranë bashkisë në Shkodër. Përveç viktimës Armando Pali, janë plagosur edhe tre persona të tjerë. 

Një prej personave që mbeti i plagosur, Liridon Kraja, mësohet se ka ndërruar jetë. Viktima, mësohet se ishte truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vasos (Brajoviç). Ky i fundit, i cili po gjithashtu mbeti i plagosur, dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. 

Rëndohet bilanci në Shkodër/ Ndërron jetë një
Liridon Kraja

Erogen Vaso është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç (Bajri). Ky i fundit u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ndodhi në lokalin “Kolë Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh. Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivet e sulmit, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Ndëkrohë është arrestuar edhe autori i dyshuar i ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB